
Ermal Krasniqi me shumë gjasë do të largohet nga Cluji në verë, vetëm pas gjatë muajve qëndrimi te kjo skuadër.
Forma e mirë që po kalon Krasniqi me skuadrën rumune ka rënë në sy të shumë skuadra të njohura evropiane, të cilat duan transferimin e tij në merkaton e verës.
Sipas mediave italiane, Lazio është skuadra që po insiston që ta ketë në ekip sulmuesin nga Malisheva.
24-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri nga Mauricio Sarri, i cili e dëshiron atë me çdo kusht në ekipin nga kryeqyteti italian.
Krasniqi ka luajtur dy herë ndaj Lacios këtë edicion në kuadër të Ligës së Konferencës, ku kishtë zhvilluar dy paraqitje mjaft të mira.
Sulmuesi nga Malisheva erdhi te Cluji në janar të këtij viti nga Ballkani për shumën e 200 mijë eurove.
24-vjeçari është adaptuar shumë shpejt në futbollin rumun dhe deri me tani ka shënuar pesë gola e ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje.
Ai ka kontratë me ekipin rumun deri në vitin 2026, ndërsa për largimin e tij Cluji kërkon të paktën 5 milionë euro.
Përveç Lazios, interesim për shërbimet e Krasniqit kanë shprehur edhe Fiorentina, Udinese, Verona dhe Mallorca.