Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​LDK i kërkon Qeverisë të adresojë urgjentisht krizën me energji dhe grevat

Gazeta10
07 September 2022 - 20:19

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë sërish thirrje Qeverisë së Kosovës, që të adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike, fillimin e dialogut për ndërprerjen e grevës në arsim, si dhe të ndërmarrë masa të domosdoshme kundër inflacionit.

Gjatë këtyre takimeve të sotme të kësaj partie, atë të Kryesisë Qendrore dhe mbledhjes me kryetarët e degëve, u diskutua për zhvillimet politike, rritjen enorme të çmimeve, krizën energjetike dhe gjendjen në sektorin e arsimit dhe atë publik.

Me këtë rast, u tha se Qeveria Kurti duhet të adresojë urgjentisht problemet me krizën energjetike, dialogun me mësimdhënësit në mënyrë që greva të ndërpritet dhe fëmijët të kthehen në proces të rregullt mësimor, si dhe të marrë masat e domosdoshme dhe të prezantuara tashmë për inflacionin dhe pa përballueshmërinë qytetare.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje të gjitha strukturave të partisë nëpër çdo degë e në të gjithë vendin, për mobilizim të gjithëmbarshëm në këtë drejtim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.