Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK-ja e konfirmon për Gazetën 10 takimin me Lajçak dhe Esocbar 

Gazeta10
22 Gusht 2022 - 18:27

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën 10, se nesër do të takohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe Përfaqësuesin Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. 

Në një përgjigje për Gazetën10, Sibel Halimi – Zëdhënëse e LDK-së, ka thënë se partia e saj e vlerëson rolin e BE-së dhe angazhimin e ShBA-ve në dialog.  

Duke ndjekur agjendën e paraparë, LDK do të takojë përfaqësuesit në fjalë, respektivisht z. Escobar dhe z. Lajçak.”, ka thënë ajo. 

Më tej, Halimi ka thënë se krahas darkës do të ketë edhe takime të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.