Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK-ja e konsideron të pamoralshme që në kohë krize qeveria mos t’u japë pagat mësimdhënësve

Gazeta10
04 Tetor 2022 - 17:21

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe morale që të ndërpresë pagat e mësuesve.

Këtë LDK-ja e ka bërë të ditur përmes një kumtese për medie, ku sqarohet se si sipas tyre qeveria po e injoron Nenin 13 për mbrojtjen e të punësuarve gjatë grevës.

“Komunat janë punëdhënësit dhe këtë të drejtë e kanë komunat si njësi themelore të vetëqeverisjes në Kosovë. Qeveria thirret në Nenin 18 të Ligjit për Greva, duke injoruar në tërësi Nenin 13 i cili flet për mbrojtjen e të punësuarve gjatë grevës. Ky nen shprehimisht thotë se “Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale…”. Masat materiale në këtë raport kontraktual kanë të bëjnë pikërisht me pagën dhe kontributet. Dukshëm ka kundërthënie në mes të Nenit 13 dhe 18, me ç’rast kjo kundërthënie nuk mund të interpretohet në dëm të palës që nuk e ka hartuar ligjin, e që janë grevistët.

Tutje, LDK-ja e konsideron se është e pamoralshme që qeveria mos t’ju jap pagat mësimdhënësve në këtë kohë krize, madje thuhet se qeveria po varfëron familjet e mësimdhënësve.

“Për LDK-në, të mos paguhen pagat në kohë krize është e pamoralshme. Këto nuk janë para të qeverisë që të bëjë çfarë të dojë, sikurse t’ju hakmerret mësimdhënësve. Në kohën kur inflacioni vetëm ka shkuar në 20%, dhe qytetarët veç janë në krizë, qeveria lë pa paga 23,173 mësimdhënës. Është e papranueshme që sapo mbyllet një krizë, hapet një tjetër”, thuhet ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.