
Drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku i është kundërpërgjigjur akuzave të VV-së të cilët thonë se nuk është shkëputur koalicioni me PDK-në në Prishtinë.
Lushaku në emisionin Raport në Kanal10 tha se një gjë e tillë është bërë zyrtare duke theksuar se këto akuza janë të pabaza derisa për kërkesën për seancën e jashtëzakonshme sipas tij është e drejtë të kërkojnë një gjë të tillë.
“Thirrja për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është e drejtë jo vetë, e këtij grupi por e secilitdo grup në asamble komunale që siguron nënshkrimet e nevojshme për një seancë të tillë e që në rastin konkret është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa është caktuar nga zyra e kuvendit komunal që të mbahet të martën në orën 15 si seancë e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës që është shkarkimi i kryesuesit të kuvendit komunal të kryeqytetit. Një kërkesë e tillë është legjitime.”/Gazeta10/