Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LDK me akuza ndaj Qeverisë: Po ua vështirësoni jetën qytetarëve, tatimi të paguhet si në 2022

Gazeta10
28 January 2023 - 12:09

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konferencë për media ka kërkuar nga Ministria e Financave Punës dhe Financave me vendim të veçanta të pezulloj aplikimin e ri-vlerësimit të fundit të patundshmërive në vend.

Ajo po ashtu kërkoj që fakturat e viti 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të faturave të viti 2022 dhe ligji i për tatimin në pronë të procdeohet sa më parë në Kuvend.

“LDK-ja kërkon nga Ministria e Financave që me vendim të veçanta të pezulloj aplikimin e ri-vlerësimit të fundit të patundshmërive në  vend dhe faktuar e viti 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të faturave të viti 2022. Të procedoj sa më parë ligjin e ri për tatimin në pronë” tha ajo.

Bajrami ka akuzuar Qeverinë se në kohë të krizës po e rrit tutje koston e jetës qytetarëve, raporton Gazeta10.

“Qeveria e pa aftë në kohë të krizës po e rrit tutje koston e jetës qytetarëve. Së pari në kohën e rritjes së çmimeve, Qeveria e pa aftë e ka rritur bazën tatimore për tatimin në pronë.  Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejt i vlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave. Problemi është se kjo ministri në ri-vlerësimin e pronave nuk ka marr parapashë normën e lartë të inflacionit dhe rrethanave ekonomike në vend. Veprimi i rritjes së bazës tatimore është arrogancë nga ana e kësaj qeverie që ka braktisur qytetarët”.

Vendimin e ministrit Murati, ish-ministrja e Financave e ka quajtur paaftësi e amatorizëm politik.

“Propozimi i ministrit Murati është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e pa aftësisë së tij. Ai nuk e ka iden se si funksionon ekonomia. Ai nuk e di që Kuvende Komunale nuk mund falin borxhe dhe tatime, ato nuk kanë të drejtë ta falin një tatim i cili derigon nga një ligj i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.