
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritkuar pushtetin rreth gjendjes me krizën energjetike, raporton Gazeta10.
Dy zyrtarët e saj, Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa, kanë drejtuar kritikat e partisë së tyre drejtë pushtetit.
Mustafa ka thënë se kjo është një qeveri e papërgjegjshme që nuk iu del në ndihmë qytetarëve.
“Na ndajnë disa javë nga fundi i verës dhe kriza do të përkeqësohet në mënyrë dramatike, pasi po vijnë ditët më të ftohta të vitit. Kjo qeveri e papërgjegjshme nuk bëri asgjë për të përballuar krizën, për të mbështetur qytetarët dhe për t’ua lehtësuar barrën që rëndon mbi ta”, ka thënë Mustafa.
Tutje, ai ka thënë se Qeveria duhet të veprojë menjëherë teksa ka propozuar edhe një plan për zgjidhjen e këtij problemi.
“Qeveria duhet të veprojë menjëherë sepse nuk ka më kohë për të humbur, prandaj propozojmë një plan që do të ketë efekte të menjëhershme dhe afatgjate në uljen e shpenzimeve për qytetarët dhe kompanitë dhe stabilitetin afatgjatë të furnizimit me energji të vendit tonë”. / Gazeta10