
Leandro Trossard do të largohet nga Brightoni, por karrierën do të vazhdojë në Premierligë.
Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje personale me reprezentuesin belg, dhe tani ‘Topçinjëve’ i’u mbetet vetëm të negociojnë me Brightonin për shumën e transferimit.
Trossard kishte së fundmi probleme me ekipin e Brightonit, ku pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën ai u la jashtë listës për ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit.
Arsenali është shumë pranë transferimit të Trossard, ku për shërbimet e tij pritet të paguajë rreth 20 milionë euro.
28-vjeçari po kalon në formë mjaft të mirë këtë edicion në Premierligë, ku pas 16 ndeshjeve ka shënuar shtatë gola dhe ka kotribuar me tre asistime.
Falë paraqitjeve të mirë me Brightonin, Trossard u ftuar edhe nga kombëtarja e Belgjikës për Botërorin e Katarit.
Arsenali që në fillim të merkatos ishte në kërkim të një sulmuesi dhe pasi dështoi alternativa Mudryk, ata janë shumë pranë marrëveshje me sulmuesin belg.