Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leard Sadriu transferohet te skuadra sllovene Mura

Gazeta10
06 September 2022 - 13:33

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës U21, Leard Sadriu, ka bërë hapin e madh në karrierë, raporton Gazeta10.

Sadriu është transferuar te skuadra sllovene, Mura.

Mbrojtësi vjen te Mura si transfer i lirë, pas aventurës që e kaloi te Shkëndija.

Sadriu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur i lumtur me kalimin e tij në elitën e futbollit slloven.

“Nga sot edhe zyrtarisht pjesë e Klubit të Futbollit Mura nga Sllovenia. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që më përkrahen deri me tani, familjen, shokë,trenerët qe kam pasur fatin të punoj, bashkëlojtarët në klubin e Ferizajt, Shkëndisë dhe Skënderbeut.Me përulje ju premtoj se do të vazhdoj t’ju bëj krenar, duke synuar majat e futbollit.” thuhet në postimin e Sadriut.

Te Mura, Sadriu do ta ketë bashkëlojtar futbollistin tjetër të Kosovës, Mirlind Dakun.

21-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje me Kombëtaren U-21, ndërsa ende nuk e ka bërë debutimin me ekipin A të ‘Dardanëve’. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.