
Leart Paqarada mund të konsiderohet si rikthimi me më shumë peshë tek Kombëtarja.
Në listën e re të publikuar nga selektori Alen Giresse për herë të pas një kohe të gjatë figuron si i ftuar edhe emri i mbrojtësit anësor të Sandhausen.
Para kësaj ftese Paqarada kishte dal me deklaratë që nuk do të luaj më për Kosovën për aq kohë sa do të jetë trajner Bernard Challandes. Me ardhjen e trajnerit të ri situata e Paqaradës ka ndryshuar dhe lojtari do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e Nations League.