Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leci: Jam më shumë se fans i Dritës, mirëpo “Skifterat” është dashur të jenë në ndeshje

Gazeta10
01 October 2023 - 22:57

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha e Bekim Shotani. Në lidhje direkte është i ftuar edhe Valon Zymberi, drejtor sportiv i Dritës.

Liridon Leci pranoi se ëshë një tifoz i flaktë i Dritës, madje sipas fjalëve të tij edhe më shumë se fans.

Mirëpo, ai pati disa kritika për klubin që bën tifo, kjo për shkak se “Skifterat” nuk ishin pjesë e ndeshjes.

“Tifogrupi “Skifterat” është dashur të jetë pjesë e ndeshjes, kjo është një kritikë për klubin e Dritës, pasi tifozëritë e nxjerrin më të mirën nga ky derbi” – tha ai.

Tutje, ai iu drejtua me një mesazh skuadrës së Gjilanit për derbin e radhës.

“Nëse edhe derbi i ardhshëm luhet në një qytet tjetër, më duhet t’i them klubit të Gjilanit që të gjejë një zgjidhje që të jenë dy tifozëritë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.