
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Gramoz Vokrri, Tahir Lushtaku dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit për xhiron e parë të Superligës së Kosovës, foli edhe Liridon Leci.
“Llapi ka një grup të mirë lojtarësh, me vlerë e me lojtarë që kanë fituar tituj më herët, andaj mendoj se do të jenë në luftën për titullin e Superligës së sivjetshme.”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për Dritën.
“Drita kishtë disa përparësi ndaj Llapit, pasi ndeshjet me Viktoria Plzen i kanë dhënë një siguri në fillimin e kampionatit.”, përfundoi ai.