
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së Kosovës e Shqipërisë në këto kualifikime.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Arbnora Ademaj, Arbër Loxha, Mefail Bajqinovci e Arlind Sadiku.
Në lidhje direkte nga Shqipëria janë Klodian Duro dhe Altin Sulçe.
Gjatë diskutimit për Kosovën foli edhe analisti i përhershëm të emisionit tonë si dhe trajner i futbollit, Liridon Leci.
Leci tha se thellësia në skuadër i mungon Kosovës, andaj po ka problem pasi po i mungon konkurrenca.
“Jam kritik në ftesën e disa lojtarëve që nuk po kanë minutazh në ekipet e tyre, pasi ka disa lojtarë që e meritojnë të luajnë para tyre” – tha ai.
Leci potencoi disa fjalë edhe për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinhon.
“Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho po tregohet i suksesshëm pasi është I guximshëm, nuk po i lejon lojtarët të ndihen të pazëvendësueshëm” – përfundoi ai.