
Pal Lekaj – Deputet i AAK-së, i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën se punëtorët kosovarë që shkojnë për të bërë punë krahu në Gjermani i quajti “analfabetë funksionalë”.
Për Lekajn këto deklarata janë të papranueshme, dhe se ky epitet i dëmton tej mase ata, transmeton Gazeta10.
“Fyerja e Kryeministrit ndaj Diasporës sonë është e papranueshme, dhe si i tillë ky epitet i dëmton tej mase ata. Si deputet i Republikës së Kosovës, nuk e pranoj assesi që një kryeministër t’i ofendojë në këtë mënyrë bashkatdhetarët tanë”, ka shkruar ai
Më tej, Lekaj ka thënë se falë tyre është kryeministër i vendit.
“Falë tyre je kryeministër, dhe besoj se votat e tyre do të ndëshkojnë”, përfundoi Lekaj.
“Duke nxjerrë analfabetë funksionalë e duke menduar veç për paga, po na përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë sociale, ose punëtorë krahu në Gjermani”, kishte deklaruar dje kryeministri./Gazeta10