Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Lëndime në gjoks e qafë”- Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi në Prizren

Gazeta10
22 November 2023 - 10:39

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore sot në orët e hershme të mëngjesit në Tregun e Kafshëve në Prizren. Sipas Policisë, të lënduarit janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, tha për mediat ne vend se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dhjetë persona.

Sipas tij, pesë prej tyre janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë tjerë janë liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 05:00 i kanë sjellë në Emergjencën e spitalit tonë. Janë dhjetë të lënduar, ku pesë prej tyre janë transferu për në QKUK dhe pesë janë liru në shtëpi”, tha Veçgishti.

Ai bëri të ditur se të plagosurit kanë marrë lëndime në gjoks dhe në qafë dhe për shkak se të njëjtit nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit, janë transferuar në QKUK.

“Kanë disa lëndime që nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Kanë lëndime në gjoks, në qafë dhe për mungesë të specialiteteve të caktume, prandaj janë transferu në QKUK”, tha Veçgishti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.