Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lëndimi i ushtarëve të FSK-së – Bajqinovci lexon komunikata, i reagojnë Musliu e Rama nga PDK-ja

Gazeta10
24 November 2026 - 12:37

Anëtarët e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur mospajtime lidhur me mënyrën e sqarimit të rastit të ushtarëve të FSK-së të lënduar gjatë stërvitjeve.

Për këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci ka lexuar reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë rast, derisa me këtë veprim nuk janë pajtuar dy anëtarët nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Rrahman Rama.

“Mos na lexo ti deklaratat e atyre. Ai ka obligime tjera ndaj komisionit. A je zëdhënës i ministrisë ti a. Mos e hupni veten”, ka qenë reagimi i Musliut kur Bajqinovci filloi leximin e reagimit.

Derisa, deputeti i VV-së ka reaguar ndaj Musliut e Ramës.

“Çka duhet tjetër. Unë mendoj se sqarimi publik është, çfarë sqarimi tjetër po kërkoni, mos boni politikë, Gane”, ka thënë Bajqinovci.

Ndryshe, gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni, Musliu ka kërkuar raportim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ose komandanti i FSK-së, për rastet e ushtarëve të lënduar të FSK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.