
Albert Dabiqaj do të jetë mungesa e madhe e Gjilanit për katër javët në vazhdim.
Dabiqaj kishte lënduar ligamentet e gjurit të majtë në duelin ndaj Llapit në kuadër të Superligës dhe ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij në katër ndeshjet e ardhshme.
Kapiteni i Gjilanit do të mungojë edhe në gjysmëfinalen e parë në kuadër të Kupës së Kosovës, që “Skifterat” e zhvillojnë ndaj Llapit.
26-vjeçari po kalonte në formë mjaft të mirë në ndeshjet e fundit të skuadrën gjilanase dhe ai është njëri nga lojtarët kyç të kësaj skuadre.
Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër Trepçës ’89, mesfushori arriti të realizoj pesë gola.
Në total këtë edicion, Dabiqaj ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 26 ndeshje.
Gjilani renditet në pozitën e tretë në tabelë në Albi Mall Superligën e Kosovës, me 40 pikë të grumbulluara.