Pas fitores 3-2 ndaj Deportivo Alaves, një lajm i keq ka ardhur në kampin e Real Madridit gjatë ditës së mërkurë.
Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave për tri javë.
Klubi ka konfirmuar se ai është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Kjo padyshim se është një goditje e madhe për “Los Blancos”, duke marrë parasysh sfidat e rëndësishme që do t’i humbasë ylli francez.
Mbappe do të mungojë në ndeshjet kundër Atletico Madrid, Lille, Villareal dhe me shumë gjasë do të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit me Francën.
25-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asist në shtatë ndeshje të luajtura me Realin në kampionatin spanjoll.
Sulmuesi francez erdhi te “Los Blancos” si transfer i lirë, pas një periudhe gjashtëvjeçare të kaluar te Paris Saint-Germaini.
Mbappe ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2029.