
Një tjetër protestues është parë i shtrirë pa ndjenja në sheshin “Skënderbej”, gjatë përplasjeve në protestën e sotme në Tiranë.
Protestuesi është rrëzuar dhe më pas është marrë në krahë nga disa protestues të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për ta larguar nga zona e përplasjes.
Protesta vazhdon të jetë e tensionuar dhe ajo po shoqërohet me përplasje mes protestuesve dhe policisë, hedhje molotovësh dhe përdorim të gazit lotsjellës.