Gazeta10

Lëndohet sërish Romelu Lukaku

Interi ka zbuluar se Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim të ri muskulor dhe do të vlerësohet sërish në ditët në vijim.

Reprezentuesi belg sapo ishte rikthyer në fushë pas gati dy muajsh, por tani po përballet me një tjetër dëmtim.

“Lukaku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Klinikën Humanitas në Rozzano mëngjesin e sotëm, duke evidentuar një tendosje në cigatën e miokardit të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Gjendja e lojtarit do të vlerësohet sërish në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga gjihganti italian.

Reprezentuesi belg u rikthye në lojë javën e kaluar në fitoren 4-0 të Interit ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë për “Nerazzurrët” këtë sezon.Mbetet për t’u parë për sa kohë ai do të qëndrojë jashtë fushës. Interi tashmë është kualifikuar në fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve dhe Lukaku do të mungojë në ndeshjen kundër Bayern Munichut nesër.

“Nerazzurrët” do të përballen me Juventus, Bolonja dhe Atalanta në Serie A para pushimit të Kupës së Botës.

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
Screenshot 2024-04-17 132715
“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin
naser
Detaje të padëgjuara nga Naser Vllasi –Shërbimi Intelegjent, Kadri Veseli pjesë e këtij shërbimi