Leny Yoro ka folur së fundmi për Manchester United. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar që u bë pjesë e “Djajve të Kuq” këtë verë, nuk kursen elozhet për këta të fundit.
Yoro thotë se për të, United është klubi më i madh në botë.
“Për mua, Manchester United është klubi më i madh në botë. Të luash për këtë klub është… që kur isha i vogël i doja lojtarët, historinë dhe tifozët e United. Gjithçka këtu është e madhërishme. Tifozi, stadiumi, gjithçka është masive”, ishin fjalët e Yoro.
Kujtojmë që United e bleu 18-vjeçarin gjatë merkatos që lamë pas.
Anglezët paguan te Lille më shumë se 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e Yoro, i cili ka kontratë me United deri në vitin 2029.