Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lionel Messi rikthehet tek Barcelona në verën e 2023, zbulon mikja e tij

Gazeta10
04 October 2022 - 18:34

Një lajm i publikuar sot nga mediat spanjolle pas një postimi nga mikja e Leo Messit Veronica Brunati ka shkaktuar shumë reagime dhe lajme në Spanjë.

“Më 1 korrik 2023, Messi do të jetë lojtar i Barcelonës”, ky është postimi në “Twitter” i publikuar pasditen e sotme nga Veronica Brunati, një gazetare argjentinase dhe mike e ngushtë e Messit dhe familjes së tij.

Në fund të sezonit, kontrata e Leo-s me PSG-në do të skadojë dhe për gazetaren amerikano-jugore e ardhmja e tij nuk do të jetë në MLS, por sërish në Katalonjë.

Prej javësh tashmë po qarkullon lajmi për një rikthim të mundshëm të sulmuesit te Barça, mirëpo tashmë mikja e Messit e konfirmon që argjentinasi do të luajë sezonin e ardhshëm me “blaugranat”.

Leo Messi tek PSG këtë sezon ka zhvilluar nëntë paraqitje, duke realizuar pesë gola, dhe shtatë asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.