
Klubi basketbollistik Ponte Prizreni ka transferuar basketbollistin amerikan, Leondre Washington.
Washington është 24-vjeçar për herë të fundit u paraqit tek skuadra LSU Shreveport me ekip të cilin pat mesatare prej 16.75 pikëve dhe 3 asistimeve.
Amerikani vjen te Ponte si zëvendësues i Ivan Koljevic, i cili ditë më parë njoftoi largimin nga klubi prizrenas.
Ponte Prizreni renditet në pozitën e gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës, ku pas 12 ndeshjeve kanë gjashtë fitore e gjashtë disfata.
Ndeshjen e ardhshme Ponte e luan kundër Prishtinës dhe Leondre Washington pritet të jetë i gatshëm për këtë ballafaqim.