Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Letra e Rrjetit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Osmani e Konjufca në heshtje

Gazeta10
10 Qershor 2024 - 19:37

Presidentja e vendit Vjosa Osmani nuk i është përgjigjur televizionit Kanal10 në lidhje me letrën që Rrjeti Evropian për të Drejtat e Njeriut i kishte drejtuar pas refuzimit nga Kuvendi të raportit vjetor të Avokatit të Popullit. Njëjtë ka vepruar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Përmes kësaj letre Rrjeti Evropian për të Drejtat e Njeriut i kishte bërë thirrje Osmanit e Konjufcës që të garantojnë respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rajonale të zbatueshme për institucionet kombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe organet e barazisë si Avokati i Popullit, raporton gazeta10.

Derisa partitë opozitare kanë thënë se partia në pushtet është frikësuar nga të gjeturat e raportit, andaj e ka refuzuar atë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë për Kanal10 kjo se çfarë ka ndodhur nuk do të duhej të ndodhte pasi është obligim që të sillemi konform përgjegjësive që i kemi.

E deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e cila është anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka thënë se deputetët e partisë në pushtet po frikësohen për votim të këtij raporti për shkak të të gjeturave që kanë dal. /Gazeta10/

Kronikën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.