Këngëtari i ndjerë anglez, Liam Payne, dyshohet se ishte duke u munduar të ikte nga hoteli përmes ballkonit të dhomës në të cilën e kishin futur stafi i hotelit për shkak te sjelljeve të këqija që pati nisur t’i bënte pak çaste para vdekjes.
Pamjet, sipas TMZ-së, shfaqin Paynen duke bërë sjellje të papërshtatshme nëpër hollin e hotelit dhe tre nëpunës të hotelit e marrin këngëtarin që ta rikthenin në dhomën e tij.
Payne, i cili ishte 31 vjeç kur vdiq më 16 tetor, kishte probleme me nëpunësit e hotelit, të cilët sipas TMZ-së, ishin duke e shtyrë me forcë të rikthehej në dhomën e tij.
Këngëtari në të kaluarën pati treguar se nuk i pëlqen të kalonte kohë i mbyllur nëpër dhoma të hoteleve, tek kujtonte se i është dashur ta bënte këtë kur ishte pjesë e grupit e “One Direction”.
Në pamjet në fjalë, shihet një nëpunës i hotelit duke marrë një çelës për ta mbyllur në dhomë yllin./Gazeta10