Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Liburn Aliu i jep meritat presidentes Osmani për heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Gazeta10
11 January 2024 - 12:08

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka falënderuar publikisht presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aliu ka thënë se presidentja Osmani gjatë takimit me presidentin e Emiratave, i ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Shkrimi i Aliut:

Faleminderit Presidente Vjosa Osmani-Sadriu

Shprehim falënderimin tonë ndaj Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila, gjatë takimit me Lartëmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ky propozim tashmë është jetësuar.

Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar, për bashkëpunimin e tyre në kuadër të COP28 dhe për identifikimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, duke synuar thellimin e bashkëpunimit tonë edhe më tej.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.