
Lideri i partisë së ekstremit të djathtë- Partia e Re Demokratike e Serbisë (DSS), Millosh Jovanoviç, ka thënë se Serbia nuk duhet ta lëshojë Kosovën dhe se shqiptarët janë qytetarë të Serbisë, raporton Gazeta10
Ai ka thënë se nëse Serbia e lëshon Kosovën atëherë do të përballet me pasoja territoriale.
“Nëse Serbia e dorëzon Kosovën për shkak të dobësisë së saj, do t’i hapen një sërë çështjesh të tjera territoriale”, ka thënë ai.
Tutje, Jovanoviç ka thënë se kjo njëkohësisht do të shkaktonte edhe një destabilitet për 50 vite.
“Nëse e dorëzojmë Kosovën, nuk kemi më shtet, nuk kemi ekonomi, nuk kemi asgjë – kemi destabilitet për 50 vitet e ardhshme”, ka thënë Jovanoviç, transmeton mediumi serb “Danas”, ka thënë më tej ai.
Më tej, Jovanoviç, ka thënë se Kosova nuk duhet pyetur për asgjë dhe se i rëndësishëm është vetëm vullneti i Serbisë.
“Kosova nuk duhet pyetur për asgjë dhe nuk është e rëndësishme se kush, çfarë dhe sa do, por vullneti i Serbisë që të mos e njohë kurrë shkëputjen e Kosovës”, ka thënë ai.
I pari i DSS-së ka thënë se shqiptarët janë qytetarë të Serbisë dhe se si të tillë duhet të trajtohen.
“Shqiptarët janë qytetarë të Serbisë dhe se si të tillë do të trajtohen dhe se është paraparë autonomi thelbësore, e cila asnjëherë nuk u është hequr”, ka shtuar ai. / Gazeta10