
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Rafet Prekazi, MC Kresha, DJ Dagz dhe Dilara Gashi.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe barazimin e saj ndaj Rumanisë, foli në lidhje direkte edhe Andi Lila.
Ai tha se performanca e Kosovës ndaj Rumanisë ishte shumë e mirë.
“Kosova e bëri Rumaninë të duket e vogël në këtë ndeshje, duke treguar performancë shumë të mirë.”, tha ai.
Ai tutje foli edhe për kritikat e opinionit kosovar ndaj Kosovës.
“Shoh shumë shpesh kritikat e opinionit kosovar ndaj kombëtares së Kosovës, mirëpo mendoj se janë duhura, sepse kjo ndikon në performanca më të mira nga lojtarët”, tha ai.