
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se obelisku i ngritur në nderim të Jakup Krasniqit në Negroc të Drenasit përfaqëson mirënjohje për kontributin e tij për atdheun.
Gjatë ceremonisë së përurimit, Limaj tha se vendlindja e Krasniqit ishte pikënisja e rrugëtimit të tij drejt shndërrimit në një personalitet me rëndësi kombëtare dhe historike.
Ai theksoi se beteja që po zhvillohet në Hagë nuk është vetëm e ish-krerëve të UÇK-së, por e përbashkët për të gjithë, duke bërë thirrje për angazhim në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë.
“Beteja që atje po zhvillohet nuk duhet të mbetet betejë vetëm e Jakupit, Hashimit, Kadrisë, Rexhës, Calit e Pjetrit. Ajo është beteja jonë e përbashkët”, deklaroi Limaj.