Politiko

Limaj krenar: Ai aeroport që ka qenë koçak, sot qytetarët gëzojnë aeroportin modern!

Gazeta10
03 Shkurt 2025 - 22:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka cilësuar ndërtimin e Aeroportit të Prishtinës si sukses gjatë kohës sa ka qenë pjesë e qeverisjes, teksa ka thënë se veprat e asaj kohe sot po i  gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Me ironi, Limaj ka thënë se aeroporti i mëherëshëm i Prishtinës ka qenë si një “koçak”, ndërsa ka theksuar se tashmë është ndërtuar një aeroport modern.

“Ai aeroport ka qenë koçak, sot qytetarët e gëzojnë aeroportin modern”, ka thënë ai.

Por, Limaj ka thënë se Aeroporti i Prishtinës sot po përdoret nga ata që dikur e kanë fyer dhe sharë.

“Me shku në Aeroport të Prishtinës që dikur kanë thanë që është shitur, sot shkojnë këta edhe i marrin çantat e veta edhe shkojnë në diasporë e helmojnë e shpifin atje për Kosovën e shkatërruar”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.