Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Limaj-Kurtit: Jep dorëheqje, shkele Kushtetutën

Gazeta10
19 March 2023 - 19:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të jap dorëqheqje.

Sipas Limajt, Kurti e ka shkelur Kushtetutën.

Madje ai tha se dakordimi i mbrëmshëm është si rezultat i politikave mashtruese.

“Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda”, tha Limaj.

Postimi i plotë:

Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!

Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.

Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.

Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda.

Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.