Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Limaj: Një kryeministër që flet për luftë, i humb zgjedhjet

Gazeta10
19 December 2024 - 21:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për deklarimet e tij për luftë. Limaj është shprehur i bindur se “një kryeministër që flet për luftë i humbet zgjedhjet”.

Ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se ky vend ka nevojë për siguri, për politika të urta dhe njerëz me përvojë.

“Një kryeministër që përmend luftën humb zgjedhje dhe nënat tona po habiten po thonë mos harroni kur ai përmend luftën ai është duke folur për djemtë e juaj. Çfarëdo konflikti këtu, djemtë e juaj kanë me qenë në vijën e parë të frontit. Ne kemi luftuar për mos me luftu kurrë Kosova”, ka thënë Limaj.

Në debat me analistin Gashi, Limaj ka thënë se veriu nuk është sukses i qeverisë Kurti, pasi siç tha ai, atë po e mbajnë me njësi speciale.

“Kqyre Blerim, unë edhe lirinë edhe luftën edhe asfaltin edhe aeroportin edhe transformimin e Kosovës e ai as veriun. Tash po dal te veriu, veriun e mbajnë me njësi speciale, veriun nuk është duke e mbajtë as Albin Kurti as Xhelal Sveçla, qu dalim me kerr e shohim qysh është veriu sot. A kemi me kthy sovranitet përnjëmend a me shtri sovranitet si duhet a me na ndodh si ndodhi te kanali, nesër na ndodh diçka tjetër”, ka thënë Limaj. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.