Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Linda Bekteshi e LDK-së: Thirrja ime për ju sot është kontrata ime me ju nesër!

Gazeta10
16 January 2025 - 15:36

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Linda Bekteshi ka ftuar të gjithë qytetarët që ta votojnë, jo si një kandidate por si një motër e nënë e këtij vendi.

Ajo ka thënë se njohuritë dhe arsimi i marrë janë themeli i çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri. Prandaj, ajo dëshiron t’i përdor ato në të mirë të vendit.

“Në çdo raport me ju, sikur edhe deri tani, unë do të prirem nga sinqeriteti dhe respekti ndaj njerëzve, në çdo hap do të kërkoj të jem e sinqertë dhe të respektoj çdo individ. Thirrja ime për ju sot është kontrata ime me ju nesër. Sepse, unë dua të vazhdoj t’ju shërbej me nder e përgjegjshmëri, ashtu si kam bërë gjithmonë. Vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive”, thuhet në postim e saj./Gazeta10

#Linda Bekteshi, 66, LDK

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.