Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lirak Çelaj: Mediat s’janë të interesuara për teatrin, nuk nxitë debat

Gazeta10
12 September 2023 - 23:28

Në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, aktori i njohur i teatrit, Lirak Çelaj ka folur për punën e tij si aktor dhe projektet e fundit.

Ai tutje tha që  mediet nuk janë të interesuara për teatrin sepse nuk është temë që nxitë debate.

Sipas tij këtë mediet nuk e bëjnë me tendencë por që nuk iu duken interesante.

“Mendoj që kemi aktorë të mirë, regjisorë të mirë, shfaqje të mira edhe nuk është që  nuk po përcillen. Nuk është situata qysh është përceptimi jashtë”, tha Çelaj.

Ai po ashtu tha që ka shfaqje edhe në komuna tjera dhe kjo është mirë pasiqë jemi më afër shikuesve.

Çelaj foli për shfaqjen “Arbëri”, duke thënë se është i motivuar nga filmi “Father” ku trajtohet fati i një personi me demencë.

Aktori i njohur tha që me shfaqjen  e tij dëshiron të shpërfaqë një problem që na ka pëcjellur me vite të tëra siç është demenca kombetare. “Kemi fillu me harru kush jemi”, tha ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.