Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liria dhe Liridon Fetahaj ndajnë rrugët

Gazeta10
14 June 2023 - 13:59

Liridon Fetahaj nuk do të jetë më futbollist i skuadrës së Lirisë.

Pas një edicioni mjaft të mirë të kaluar në aspektin personal, Fetahaj i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin prizrenas.

Largimin nga Liria, Fetahaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ju njoftoj që nga sot nuk do jem pjesë e klubit të Lirisë. I falenderoj jashtëzakonisht shumë tifozërinë prizrenase dhe gjithë Arpagjikët të cilët më kanë përkrahur tepër shumë e ju ndihem borxhlinjë gjithë jetën. Falë arpagjikëve jemi këtu. Falenderoj administraten e klubit, Presidentin, kryetarin,drejtorin, sekretarin e gjithë bashkëlojtarët e mi të cilët e bëmë një punë të shkëlqyer. Uroj që klubi t’i arrijë majat e suksesit”, thuhej nw njoftimin e Fetahajt.

31-vjeçari në futbollin kosovar më parë ka luajtur për skuadrën e Ballkanit dhe atë të Prishtinës.

Liria këtë edicion u rikthye në Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.