Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Liridona Shabani zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Milloshevë

Gazeta10
09 December 2024 - 22:23

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryetaren e Forumit të Gruas të LDK – Obiliq, Vlora Mjekiqi Kabashi, Nënkryetaren Linda Bekteshi dhe Sekretarin Arben Berisha, zhvilluan një takim me Forumet e Gruas në Nëndegën e Milloshevës.

Gjatë takimit u zgjodh Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë nëndegë, Liridona Shabani.

“Së bashku me Kryetaren e Forumit të Gruas të LDK – Obiliq, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi,Nënkryetaren znj. Linda Bekteshi dhe Sekretarin z. Arben Berisha, zhvilluam një takim me Forumin e Gruas në Nëndegën e Milloshevës, ku u zgjodh Kryetarja dhe Kryesia e këtij forumi. Kryetare e Forumit të Gruas në këtë nëndegë u zgjodh znj. Liridona Shabani, së cilës i uroj shumë suksese në detyrën e re”, ka shkruar Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.