Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lirohen nga detyra dy drejtorët e PDK-së në Podujevë

Gazeta10
13 July 2023 - 17:50

Komuna e Podujevës ka njoftuar se me kërkesë të drejtoreshës së Administratës, Antoneta Ejupi dhe drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari për lirim nga detyra, ata sot janë liruar nga këto detyra nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Sipas njoftimit të kësaj komune në Facebook, kryetari Bulliqi i ka falënderuar dy drejtorët për punën, kontributin dhe korrektësinë që kanë treguar përgjatë kësaj kohe sa kanë udhëhequr me këto dikastere, si dhe ju ka uruar suksese e mbarësi në angazhimet e tjera.

Kujtojmë se këtë vendim, Ejupi dhe Rudari e kanë marrë pas prishjes së koalicionit PDK-VV në nivel lokal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.