Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lirohet për qarkullim rruga “B” në Prishtinë, policia largon mjetin e dyshimtë

Gazeta10
18 February 2024 - 0:32

Një pjesë e rrugës ‘B’ në kryeqytet është bllokuar për qarkullim sonte si pasojë e alarmit për një mjet të dyshimtë.

Siç raportoi gazeta10 në një veturë aty dyshohej për mjet eksploziv.

Bëhej fjalë për një veturë të tipit “Audi”, teksa nga Policia e Kosovës bënë të ditur se me të marrë informatën, kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet operative.

Gazeta10 merr vesh se mjeti i dyshimtë është larguar, dhe rruga është hapur sërish për qarkullim pasi për një kohë ka qenë e bllokuar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.