Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lirohet personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Gazeta10
23 February 2024 - 14:44

Personi që që goditi me veturë Hajrush Behlulin, bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza, është liruar pas intervistimit.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Bytyqi.

Sipas Bytyqit, viktima është goditur nga vetura derisa po kalonte rrugën, ku ka marrë lëndime të rënda.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari në Prizren, deri te  aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt, pra nuk është ndaluar”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.