Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lis shumë i madh, diell dhe yll” – Bahtiri e Ahmeti shtyhen se kush po i bënë më shumë komplimente Kurtit

Gazeta10
31 August 2023 - 12:52

Në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, ish kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka folur edhe për kryenministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur lis që shtrinë thellë rrënjet e veta.

“Ne e kemi një kryeministër i cili është një lis shumë i madh, i fuqishëm dhe nuk pyet askënd sesa thellë I shtrinë rrënjet e veta dhe i zgjeron ato, bash kërkënd se pyet”, tha Bahtiri.

Bahtiri tutje u shpreh që e përgezon Kurtin që është i vendosur, ka një vizion të qartë  dhe do të jetë shembull edhe pas dhjetëra viteve si një kryeministër i cili e ka pas një vizion të qartë

Deklartës së Bahtirit me simbolikën e lisit, gazetari Arben Ahmeti iu përgjigj me simbolikën e diellit, me fjalët që thuri: “Unë mundëm me thanë që një diell që lëshon rrezet gjithandej, nga jugu në veri, nga Kosova në Shqipëri, në Maqedoni e kudo ku ka shqiptari”.

Tutje Bahtiri tha që Kurti është një yll i rokut, i cili çdokund që shkon i mbledhë dhe ofron, i këshillon, i bashkon me qindar e mijëra vetë në trojet shqiptare kudo që gjenden.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.