Aksioni i Antidrogës që u zhvillua sot në disa lokacione në Prizren, ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.
Operacioni policor u krye në lagjen “Bajram Curri”, ku janë prangosur tashmë personat e dyshuar, në mesin e të cilëve siç raporton Sinjali është edhe Shkodran Pulaj, ish-kandidati për asamblist i AAK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre personat e tjerë që u prangosën gjatë këtij aksioni janë Xhavahir Koqina, Muharrem Pulaj dhe Flamur Shala, të cilët dyshohen për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.
Katër të dyshuarit u arrestuan mëngjesin e sotëm, pasi Antidroga zbarkoi në Prizren, me ç’rast kanë asistuar disa njësi policore të Policisë në Prizren, si dhe Muharrem Pulaj dhe Shkodran Pulaj
Gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar një sasi të substancave narkotike, si dhe armë e municion, që do të shfrytëzohen si prova lidhur me rastin.
Ndryshe, sipas informacioneve që ka Sinjali, Shkodran Pulaj ka qenë i paprekur nga organet e rendit, përkundër që kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e tij.