Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lista Serbe e sheh vizitën e Osmanit në veri si provokim për popullin serb

Gazeta10
07 September 2022 - 13:55

Lista Serbe e ka vlerësuar si provokim për popullin serb vizitën e Osmanit në veri, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre thuhet se vizita e paralajmëruar e Osmanit në veri është edhe një formë e presionit ndaj qytetarëve atje.

“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani i ka bërë në të kaluarën”, thuhet në një komunikatë nga kjo parti.

Lista Serbe ka thënë se në veri askush nuk e percepton Osmanin si kryetare të shtetit prandaj ajo nuk ka çfarë të kërkojë atje.

 “Në veri të Kosovës dhe … askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si kryetare të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës…”, thuhet më tej në komunikatën e Listës Serbe. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.