
Partia Lista Serbe i ka dërguar letër Qeverisë së Serbisë ku i kërkon që të marrin një vendim të duhur për policët e Kosovës që po qëndrojnë në veri të vendit.
Sipas tyre, po e kërkojnë këtë gjë sepse ata po e kërcënojnë paqen.
“Ju sugjerojmë që të merrni një vendim të duhur në përputhje me kompetencat tuaja, me procedurë urgjente… Baza e këtij vendimi qëndron në aktivitetet e numëruara të kryera nga këto struktura de facto në periudhën e mëparshme, të cilat përmbushen nga parimet dhe standardet ndërkombëtare të agjencive botërore dhe të OKB-së, elementet bazë të përkufizimit të terrorizmit sepse këto aktivitete janë në kundërshtim me parimet dhe qëllimet e OKB-së, të cilat nënkuptojnë veprime në përdorimin e dhunës së paligjshme”, thuhet në njoftim.