Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lista Serbe: Nëse njësitë e Kurtit përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb

Gazeta10
17 December 2022 - 16:48

Lista Serbe përmes një njoftimi ka thënë se nëse njësitë e Kosovës do të përdorin forcën për të hequr barrikadat, atëherë ata do të marrin përgjigjen e popullit serb, raporton Gazeta10.

Kështu, në deklaratën në fjale thuhet se populli serb është i përkushtuar për paqe në zonat me shumicë serbe.

Më tej thuhet se deklaratat e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlës, për të hequr barrikadat me dhunë shkojnë në drejtim të përkeqësimit të situatës.

“Ai e di shumë mirë se nuk ka ardhur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe as s’ka çfarë të kërkojë në rajonet tona. Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”, thuhet më tej, raporton Kossev, transmeton Gazeta10.

Më tej, në deklaratë thuhet se nëse njësitë e Kurti heqin barrikadat dhunshëm atëherë do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë.

 “Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kujtojmë se në veri të Kosovës ka një numër barrikadash të vendosura nga serbët lokal atje.

Kosova dhe institucionet ndërkombëtare kanë kërkuar largimin e tyre dhe uljen e tensioneve.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.