Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lista Serbe paralajmëron tubim nesër në Mitrovicën Veriore

Gazeta10
22 November 2022 - 12:58

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët nuk mund ta tolerojnë diskriminimin  dhe ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet.

Ai në konferencën për media ka theksuar se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, për të cilën është përgjegjëse Kosova, gjë që mund të dëgjohet edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Të gjithë ata që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje sot e dinë se kush është ana destruktive, tha Rakiq.

“Ne duam vetëm paqe. Nuk i përgjigjemi askujt kur flasim për Asociacionin. Ne kërkojmë vetëm të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara. Duam të jetojmë në paqe, të jemi vetvetja dhe të qëndrojmë në shtëpitë tona në Kosovë.Tri pika ia thyen shpinën devesë: shkarkimi i Nenad Gjuricës, vendimi për anulimin e targave të Serbisë dhe fakti që Asociacioni nuk është formuar ende. Me ne është edhe Ivan Todosijeviq, i cili u dënua për fjalët e tij. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po na ngacmojnë vëllezërit, motrat, ka katër baza të reja, na ndaluan vaksinimin, zgjedhjet, referendumin, e qëlluan Sreçko Sofronijeviqin, ia ndaluan Dragica Gasiqit të blejë bukë, ka pasur sulme të panumërta dhe këto janë mesazhe të qarta se nuk na duan këtu, si dhe të kthyerve se nuk janë të mirëseardhur”, tha Rakiq.

Ai shtoi se serbët nuk duan të vuajnë terrorin e qeverisë së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.