Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se koalicion në zgjedhjet e shkurtit do të bëjnë vetëm me Listën Guxo.
Në debat e sipër me gazetarin serb Kërstiq, Dugolli ka thënë se qytetarët serbë nuk do ta votojnë Listën Serbe, përkundrazi ai ka theksuar se ata do ta braktisin atë.
“Unë mendoj që komuniteti serb nuk do ta votojë Listën Serbe, do ta braktisë atë”, ka thënë Dugolli.
“Lista Serbe është partner i juaji”, ka reaguar gazetari Kërstiq.
“Jo nuk është partner i yni”, ka mohuar Dugolli.
Kërstiq ka ripërsëritur se Vetëvendosja po koordinohet me Listën Serbe. /Gazeta10/