Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka cilësuar situatën në veri si një gjendje shumë e tensionuar e cila ngjason me vitet 2008 dhe 2011, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë në Kanal10 se në këtë situatë, nuk ka ndonjë rrezik ekstrem falë bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare në Kosovë, por që rreziku për barrikada dhe përmbysje të rendit kushtetues ekziston.
“Situata në veri është një situatë që i ngjason 2011 ku për herë të parë është rikthyer legjitimitetin institucional ku patëm edhe një polic të rënë në detyrë. Situata është e ngjashme sikurse 2011, apo me vitin kur është shpall pavarësia e Kosovës, 2008. Tensionet janë permanente, e ka deklaruar edhe vetë kryetari i ri i Mitrovicës, që ka thënë se dita ditës po ka vështirësi në kryerje e funksionit e tij si kryetar i pazgjedhur në çështje të caktuara. Organet e Kosovës, kanë plan se si të reagojnë, por mbi të jgitha falë bashkëpunimit me ndërkombëtarët si EULEX e KFOR, mendoj se çështjet që mund të vien deri të përshkallëzimi i ekstremit të skajshëm nuk mund të ndodhin. Por mund të kemi bllokim rrugëve, skenar i zakonshëm, apo tentativa për përmbysje të rendit kushtetues.”, deklaroi ai në “INFO10”.
Eksperti i sigurisë, ka kritikuar edhe partinë Lista Serbe të cilën e quajti oazë që prodhon terroristë.
“Thirrjet e kreut të Listës Serbe, janë kundër rendit kushtetues së Kosovës, thirrje që dërgojnë në akte terroriste ndaj shtetit të Kosovës nga këto grupe. Lista Serbe është duke luajtur rolin e një oaze që po prodhon terroristë serbë, që janë duke cenuar rendin e kushtetutës së Kosovës në atë pjesë.”, tha ai.
Ai ka thënë se kësaj partie duhet t’i hiqet licenca si subjekt politik./Gazeta10