Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lista Serbe shpall tri ditë zie për sulmuesit serbë të vrarë në veri

Gazeta10
26 September 2023 - 9:05

Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur ngjarjen tragjike.

Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”, transmeton express.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova.M, i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë LS-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.