
Siç raportohet nga mediat angleze, Liverpooli është ende i interesuar për mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat, pavarësisht se lojtari po dëshiron transferimin te Barcelona.
Mesfushori maroken, i cili luajti rol kryesor në rrugëtimin e Marokut në Kupën e Botës “Katar 2022”, është i lidhur me një transferim në “Anfield” te Liverpool, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.
Raportimet në Francë gjatë kohës së Botërorit, theksonin se Jurgen Klopp ishte takuar me përfaqësuesit e lojtarit për një lëvizje potenciale në janar ose në fund të sezonit.
Por tani, Liverpooli ende nuk ka marrë një vendim final sa i përket 26-vjeçarit, i cili më shumë është i interesuar për një kalim në “Camp Nou”.
Mesfushori këtë sezon ka 37 paraqitje në të gjitha garat me Fiorentinën, mirëpo pa arritur të shënojë ose asistojë në ndonjë gol.
Amrabat iu bashkua Fiorentinës në verën e vitit 2020, ndërsa kontratë me klubin italian ka deri në vitin 2024.