Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpool synon transferimin e Mac Allister

Gazeta10
07 April 2023 - 11:32

 Liverpool ka shprehur interesim për të afruar në radhët e veta, futbollistin argjentinas, Alexis Mac Allister.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp pritet të bëjë disa transferime gjatë afatit kalimtar veror, dhe njëri ndër objektivat e tyre është edhe mesfushori Mac Allister, raportojnë mediat angleze.

24-vjeçari i cili aktivizohet tek Brighton, nuk është i interesuar për të rinovuar kontratën me klubin anglez, prandaj është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për të ndërruar ambient sezonin e ardhshëm.

Brighton thuhet se është e gatshme të pranoj ofertat që vijnë në regjionin e 70 milionë eurove.

Për të siguruar shërbimet e tij, Liverpool duhet të mposht konkurrencën e Arsenalit dhe Manchester United.

Mac Allister i cili është fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, ka kontratë më Brightonin deri në qershor të 2025-ës.

Ai ishtë bëre pjesë e këtij ekipi në vitin 2019 pasi më herët kishte luajtur në kampionatin argjentinas për ekipin e Argentinos Juniors. Shuma e transferit të tij ishte rreth 8 milionë euro.

Këtë sezon, ai është paraqitur në 28 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 10 gola e ka bërë 2 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.